One, roaming falas për shqiptarët në Ukrainë

One, roaming falas për shqiptarët në Ukrainë

15:56, 25/02/2022
A+ Aa A-

One Telecommunications solidarizohet me situatën e jashtëzakonshme në Ukrainë dhe ofron komunikim falas për të gjithë shqiptarët që ndodhen në atë zonë.

Duke kuptuar rëndësinë kritike të komunikimit në situata të tilla, i gjendemi pranë abonentëve tanë që ndodhen në Ukrainë dhe u ofrojmë falas shërbimin e komunikimit.

‘Misioni ynë është të ofrojmë një shërbim thelbësor, siç është telekomunikacioni, dhe në këtë drejtim, ne po ofrojmë roaming falas për të gjithë klientët tanë në rajon.

Ndërsa shpresojmë që e gjithë situata e vështirë në Ukrainë të përfundojë sa më parë, ju ftojmë të vazhdoni komunikimin me të shtrenjtët tuaj në çdo moment’, u shpreh kompania.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco