Nafta rritet sërish, sot arriti çmimin rekord

Nafta rritet sërish, sot arriti çmimin rekord

21:30, 11/02/2022
A+ Aa A-

Çmimi i naftës në Shqipëri arriti këtë të premte çmimin rekord prej 199 lekë/litri. 

E njëjta gjë vlen edhe për benzinën. 

Kjo është rritja e tetë në pak muaj e karburanteve, me çmimin që është 40% më i lartë në krahasim me pandeminë.

Çmimi i karburanteve po sjell edhe inflacionin në ekonomi, pasi çdo qytetar në mirëmbajtje për makinën po harxhon 13% më shumë se një vit më parë, sipas statistikave.

Shqipëria është një nga vendet që naftën e takson më shumë se çdo vend tjetër në Europë dhe rajon.

Në çmimin final të produktit sipas përllogaritjeve rreth 104 lekë janë taksa, duke filluar nga akzica që me ndryshimet e reja indeksohet me inflacionin, më pas vjen markimi, taksa e karbonit, qarkullimit dhe mbi këto, së bashku me fitimin e tregtarit vendoset, TVSH-ja.

Banka e Shqipërisë në raportin e saj për inflacionin është shprehur se rritja e çmimeve ka dalë jashtë parashikimeve dhe pritet të vazhdojë përgjatë gjithë vitit. Sipas institucionit këto çmime reflektojnë tregun ndërkombëtar, ku kërkesa është e lartë dhe prodhimi i pakët. 

Taksat mbi naftën
Akciza - 38 lekë
Taksa e qarkullimit - 27 lekë
Taksa e karbonit - 3 LEKë
markimi - 1 lekë

+ Fitim tregtar

TVSH - 35 lekë 

Në total - 104 lekë, janë taksa për 1 litër naftë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco