Ponari: Ja çfarë ofron Fondi i Pensioneve Private në SIGAL

Ponari: Ja çfarë ofron Fondi i Pensioneve Private në SIGAL

21:40, 28/01/2022
A+ Aa A-

CEO i Fondit të Pensionit në SIGAL Group, Elvis Ponari, i ftuar në emisionin Ekonomi Plus të moderatores Klaudja Karabolli në Syri Tv, ka dhënë detaje në lidhje me pensionin privat që siguron kompania SIGAL.

Ponari tha se çfarë ofron Fondi i Pensioneve Private SIGAL, pse duhet të anëtarësohemi në këtë fond etj.

Për cilët njerëz është i përshtatshëm Pensioni Privat SIGAL?

Pensioni privat rekomandohet për këdo, pasi do të vijë një ditë kur ne të gjithë do të kemi nevojë për pension gjatë pleqërisë. Duke kursyer që në rini dhe përgjatë gjithë kohës që jemi në punë, mund t’i sigurojmë vetes të ardhura shtesë gjatë pleqërisë e kështu nuk i bëhemi barrë fëmijëve apo familjarëve të tjerë.

Çdo njeri mund të kontribuojë pasi nuk ka kufi në moshë deri para mbushjes së moshës së pensionit.

Çfarë ofron Fondi i Pensioneve Private SIGAL?

Mbështetur në dispozitat ligjore, Fondi i Pensioneve Private SIGAL ofron:

Pension pleqërie, kur mbush moshën për pension sipas ligjit per Sigurimet Shoqërore Shtetërore. Ne këtë rast e percakton vetë masën e pensionit dhe kohën e tërheqjes së tij;

Pension të parakohshëm, 5 vjet para se të mbush moshën për pension sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore;

Pension invaliditeti në rast sëmundjesh ose aksidentesh

Pension familjar në rast fatkeqësie

Gjithmonë, shumat e patërhequra janë pronë e trashëgimtarëve.

Pse të antarësohemi në Fondin e Pensionit SIGAL?

Sistemi privat i pensioneve ka këto avantazhe:

-  Ofron përfitime në kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë;

-  Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore;

- Ka një sistem fiskal mjaft favorizues, ku:

Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi;

Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit;

Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit;

Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250,000 lekë;

Si mund të anëtarësohemi në Fondin SIGAL?

Është e thjeshtë, plotësohet një formular  anëtarësimi dhe nje kopje e ID , bëhet kontrata në dy kopje dhe me pas  krijohet kodi  I klientit ne systemin e Fondit te pensionit. 

Anëtari vazhdon pagesën e kontributeve pranë Bankës depozitare.

Si paguhen kontributet për Pension Privat?

- Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, dhe vjetore, direkt në llogarinë bankare të Fondit.

- Kontributi për pension mund të paguhet edhe si shumë e menjëhershme.

Sa duhet të paguaj?

Sa të dëshironi, shuma minimale e kontributit fillon nga 1,000 lekë në muaj.

Sa më herët të fillojë kontributi aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit. Kjo duket qartë në shembullin* e mëposhtëm:

Për 10 vjet kontribut me 5,000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 10 vjet, me 8,200 lekë dhe fitimi nga investimi është 384,000 lekë, ndërsa për 25 vjet kontribut me 5,000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 25 vjet 17,000 lekë, fitimi nga investimi është  2,580,000 lekë.

*Norma e fitimit në shembull është e supozuar, fitimi është në bazë të investimit dhe llogatitet çdo vit.

A mund të ndryshohet kontributi?

Po, kontributi është i ndryshueshëm. Ju mund ta rrisni ose zvogëloni kontributin përgjatë gjithë kohështrirjes së kontratës. Kjo do të thotë që çdo anëtar në rast se kontratën e ka firmosur shembull me 2,000 lekë në muaj, gjatë anëtarësimit këtë e ndryshon në varësi të gjendjes së tij financiare. Pra, mund të kontribuojë me 5,000 lekë ose mund të kontribuojë me 1,000 lekë, ky ndryshim bëhet pa ndryshuar kontratën, sepse kjo funksionon si një llogari e tij depozituese.

Nuk përjashtohet mundësia e derdhjes së shumave të menjëhershme gjatë kohës së anëtarësimit deri në momentin e mbushjes së moshës së pensionit.

Çfarë ndodh me kontributet e paguara në Fondin e Pensionit SIGAL?

- Kontributet e paguara sipas kontratës, transferohen në llogarinë individuale të hapura pranë bankës Depozitare;

- Kontributet investohen në instrumenta financiarë dhe shuma e fitimit i shtohet kontributeve;

- Gjendja e mjeteve financiare në llogarinë individuale të anëtarit të fondit është shuma e kontributeve individuale dhe fitimi nga investimi, e cila përfaqëson pjesën e pronësisë që anëtari ka në Fondin e Pensioneve SIGAL.

Po në rast paaftësie apo humbje jete, çfarë ndodh me kontributet?

Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti,të cilin e merrni pranë Fondit të Pensioneve Sigal deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.

Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij (trashëgimtarët përfitojnë pension familjar).

Çfarë ndodh nëse dua të ndërpres kontratën përpara afatit?

Në rastin e ndërprerjes përkohësisht të derdhjes së kontributeve dhe rifillimin e derdhjes sërish nuk ka asnjë penalitet.

Ndërsa në rastin e mbylljes së kontratës para mbushjes së moshës së pensionit të parakohshëm penaliteti varion sipas rregullores së AMF-së në varësi të viteve të anëtarësimit.

Si tërhiqen asetet e Fondit?

Tërheqja e aseteve të Fondit të Pensioneve bëhet:

- Në formë periodike si pension, duke përcaktuar vetë masën e pensionit dhe kohën e tërheqjes së tij;

-Në formë të menjëhershme;

Si mund të informohem për ecurinë e investimit?

Fondi i Pensionit Vullnetare “SIGAL” është një fond transparent, i hapur, që në mënyrë të vazhdueshme siguron anëtarët e tij, duke i informuar në kohë reale për situatën e aseteve nëpërmjet:

- kontrolli 24 orë në llogaritë individuale të anëtarëve nëpërmjet faqes së internetit

www.fondisigal.com.al

- njoftim me shkrim një herë në vit për gjëndjen e aseteve neto të anëtareve dhe investimet e tyre

- nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të vlerës së kuotës së pensionit

Çfarë përfitimesh të tjera ke nga antarësimi në Fondin e Pensionit Privat SIGAL?

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensioneve Sigal të pajisur me kartën e pensionit Sigal përfitojnë:

Deri në 30% bonus për shërbime mjekësore në klinikat dhe spitalet private të rrjetit mjekësor SIGAL UNIQA dhe në Klubin e Shëndetit Sigal;

Deri në 25% bonus për sigurimet vullnetare të makinës;

Deri në 50% bonus për sigurimin vullnetar të shtëpisë…

Ku mund të anëtarësohemi?

Për t’u anëtarësuar në Fondin e Pensioneve SIGAL mund të drejtoheni:

- Pranë zyrave të Fondit SIGAL

- Rrjeti i degëve të SIGAL UNIQA Group Austria në të gjithë Shqipërinë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco