Hasa: Skema e pensioneve problem global, ka ardhur koha për reformë të thellë

Hasa: Skema e pensioneve problem global, ka ardhur koha për reformë të thellë

21:21, 28/01/2022
A+ Aa A-

Eksperti i sigurimeve shoqërore Naim Hasa, i ftuar në emisionin Ekonomi Plus në Syri Tv të moderatores Klaudja Karabolli, komentoi skemën e pensioneve në vendin tonë.

Hasa theksoi se skema e pensioneve është problem global, duke shtuar se ka ardhur koha për një reformë të thellë te pensionet, duke pasur pensione shtetërore dhe private, njëkohësisht.

Naim Hasa: Deficiti financiar i skemave të pensioneve është një problem global. Kjo se mosha e tretë në botë, por edhe në Shqipëri tashmë është duke u rritur me ritme tepër të larta. Në këtë kontekst, sistemi i sigurimeve shoqërore i vazhdimësisë së brezave nuk po përgjigjet me ritmin e zhvillimit ekonomik dhe kompensimit të asaj pjese, që një pensinist të bëjë jetë të qetë financiare.

Europa ka instaluar sistem pensionesh shtetërore, por edhe private. Shqipëria, Serbia dhe Bosnja kemi sistem pensionesh të mbështetur vetëm tek sistemi shtetëror dhe pensionet në këta vende janë nën nivelin mesatar të pensioneve që merret në shtete të Ballkanit Perëndimor. Kjo tregon se ka ardhur koha të bëhët reformë dhe të futen pensionet private edhe në Shqipëri.

Kjo bën që kontributi shoqëror të ndahet në dy pjesë, një pjesë që shkon për kontribut të sistemeve shoqërore, për vazhdimësi të brezave dhe një kontribut për vete në fonde private të pensioneve dhe kur të dalin në pension marrin dy pensione. Kështu edhe niveli ekonomik i pensionistit është i lartë.

Çfarë duhet bërë për përmirësimin e skemës në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të marrin jo vetëm pensionin shtetëror në moshën e tretë? Ndërkohë ekspertë të ndryshëm shprehen se skema e pensioneve mund të falimentojë deri në vitin 2030…

(Shembulli i Maqedonisë së Veriut)

Ajo që të ofron sistemi i sigurimeve shoqërore nga viti në vit kanë ardhur duke u përkeqësuar si rrjedhojë i një fenomeni mbarëkombëtar, mbarëbotëror mund ta quajmë që është rënia e ritmit të lindjes, rritja e jetëgjatësisë por edhe për Shqipërinë një fenomen shumë i zhvilluar kohët e fundit, emigracioni. Veçanërisht emigracioni i moshave të reja.

Këto situata kanë shtruar nevojën e reformimit të sistemit të sigurimeve shoqërore. Një nga sistemet që po vendoset sot në Europë e më gjerë është sistemi i alternuar i pensioneve, me dy komponentë të rëndësishëm: një sistem bazë, publik, i konsoliduar dhe një sistem privat, i zhvilluar, i detyrueshëm për brezin e ri dhe vullnetar për ato kategori e për të gjithë personat që dëshirojnë të kenë një jetë të qetë financiare në moshën e tretë.

Pas reformës që iu bë në vitin 2014, Shqipëria ka sërish nevojë sërish për ndërhyrje në skemën e pensioneve.

Një reformë e plotë që mund ti thuash kërkon një ndryshim të sistemit. Dhe ajo do të ishte vendosja e sistemit të detyrueshëm privat të pensioneve. Kjo do të bënte që brezat e rinj dhe brezat e ardhshëm të kishin një jetë më të qetë financiare.

Ndarja e këtij kontributi shoqëror kërkon që ky kontribut të ndahet në dy pjesë: kontribut shoqëror që shkon për të financuar skemën e sigurimeve shoqërore shtetërore dhe një kontribut individual, vetëkapitalizues i cili shkon për të paguar kontributet dhe fitimet që ti ke realizuar nga sistemi privat i pensioneve.

Banka Botërore ka orientuar ndërtimin e sistemeve shumëkolonëshe, të cilat me kalimin e kohës do t’i linin vendin njëri–tjetrit, por në shumicën e rasteve, do të kishte edhe alternime mes atij paraardhës, me atë pasardhës.

Krahas kolonës së parë, që do të mbetej si kolona kryesore e politikës sociale, e cila ka të bëjë me sistemin publik të pensioneve, e që në çdo rast, mbetet pjesë e varur nga buxheti i qeverisë, u dhanë idetë e ndërtimit të kolonave të tjera…

Por cilat janë këto kolona?

Kolona e parë, është një sistemi shtetëror sigurimesh i parimit pay-as-you-go.

Shtrihet tek të gjithë personat ekonomikisht aktivë e familjet e tyre. Mështetet në parimin e solidaritetit e vazhdimësisë se brezave. Ky sistem vepron aktualisht pothuajse në të gjithë vendet e botës, më i zhvilluar në Europë.

Kolona e dytë, është një sistem i detyrueshëm me manaxhim privat, ku çdo i siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shtetëror (kolona e parë), është i detyruar ligjërisht të paguajë një pjesë të kontributeve individuale në një fond privat pensionesh. Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave të siguruar përbëhen nga dy burime: një e ardhur (pension) nga skema e sigurimit të detyrueshëm shteteror dhe një tjetër e ardhur (pension) nga skema private e sigurimit.

Kolona e Tretë, është një sistem krejtësisht vullnetar me manaxhim privat, ku çdo person që dëshiron të ketë burime të ardhurash më të larta në periudhën e pensionit hyn në marrëdhënie sigurimi me këto institucione private, të cilat, nëpërmjet një menaxhimi efikas, sigurojnë të ardhura më të mëdha dhe përfitime shtesë kundrejt pagimit të kontributeve.

Sot këto siteme veprojnë pothuajse në të gjithë botën madje edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe janë mjaf të sukseseshme.

Për shembull, Maqedonia e Veriut, para 10 vjetësh, bëri këtë reformë. Pra, futi në systemin e përgjithshëm të pensioneve edhe pensionet private, vetëkapitalizuese.

Kontributin e sigurimeve shoqërore Maqedonia e ka 21%, Shqipëria e ka 21.6%. Ndau nga skema e sigurimeve shoqërore 7% që e kaloi në skemën e pensioneve private dhe 14% i la në skemën shtetërore. Pra çdo njeri derdh dy kontribute, një në skemën shtetërore dhe një në skemën individuale, private. Dhe kur dalin në pension do të marrin dy pensione.

Këtë model, krahas të gjithë vëndeve të zhvilluara si Gjermania,Franca,Italia etj, e gjejmë edhe në Poloni, Hungari, Kroaci, Bullgari, Estoni, Rumani, Republikë Çeke etj, të cilet sipas kushteve konkrete kanë bërë ndarjen e kontributeve dhe ndjekin në dinamik evolimin e këtyre proçeseve. p.sh.kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18.% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet e detyrueshme private (kolona e II), nga ku me plotësimin e moshës çdo njeri do marrë dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga ivestimi i tyre.

Siç dihet, vetëm tre vënde të Ballkanit Perëndimor Shqipëri, Bosnjë e Serbi nuk e kanë kompletuar sistemin e pensioneve me kolonën e dytë private, kjo është edhe arsyeja që niveli i pensioneve në këto vende është me i ulti me vendet e rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi29/01/2022 13:06

Nuk ju vjen aspak turp qe nuk i botoni mesazhet ? Sidomos ato qe jane kunder PLANdemise.

Mondi28/01/2022 21:53

E kane gjetur zgjidhjen. PERTYPESIT E PADOBISHEM DUHEN ZHDUKUR ne kete menyre : 1) VAKSINIMI 2) Vendosja e nje mikrocipi.

Shto koment

Denonco