Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ndryshon rregullat për importin e makinave nga jashtë. Tashmë nuk do të lejohet të importohen nga jashtë makinat të cilat kanë vjetërsi më të madhe se viti 2007.
Njoftimi nga DPSHTRRR:
Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër:
Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër;
Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër.
Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
© SYRI.net
kerkohen patronazhiste per zgjedhje jo me te vjetra se 25 vjece i garantohen para dhe udhetime turistike me guide partiake dhe i rruhet ,.....anonimiteti edvin Cazzo..s