Publikohet formacioni ideal i Botërorit ‘Rusi 2018’

Publikohet formacioni ideal i Botërorit ‘Rusi 2018’

21:03, 12/06/2018
A+ Aa A-

Gazeta prestigjioze “France Football” ka prezantuar së fundmi listën më 11-shen ideale që çdo ekip do të dëshironte të kishte në Botërorin që fillon pasnesër në Rusi.

Në listë bie në sy prezenca e plot 8 lojtarëve nga kampionati spanjoll, duke filluar që nga portieri e deri në sulm.

Lista fillon me gardianin e Atletiko Madrid, Jan Oblak, ndërsa në mbrojtje janë Carvajal, Marcelo dhe Sergio Ramos nga Real Madrid, si dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique.

Mesfusha përbëhet nga Casemiro po nga kampionët e Europës, David Silva nga fituesit e Premier League dhe Pogba nga rivalët e Manchester United.

Sulmi përmbyllet nga Griezmann i Atletiko dhe natyrisht dyshja që ka dominuar futbollin botëror 10-vjeçarin e fundit, Cristiano Ronaldo dhe Leonel Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco