Qëndrimet e Melania Trump: Pikat kryesore nga libri i saj

Qëndrimet e Melania Trump: Pikat kryesore nga libri i saj

22:23, 08/10/2024
A+ Aa A-

Në një kujtim të sapobotuar, ish-Zonja e Parë, Melania Trump, ndan qëndrimin e saj pro-zgjedhjes mbi abortin, momentin kur u takua për herë të parë me Donald Trump në një klub nate në New York dhe thashethemet “mizore” për djalin e saj që kishte autizëm.

Para botimit të librit të martën, disa media kishin publikuar informacione mbi disa nga zbulimet e tij, përfshirë edhe pikëpamjet e saj për abortin, të cilat shkaktuan reagime të ashpra duke qenë se qëndrimi i bashkëshortit të saj është kundër abortit.

Por, vepra prej 256 faqesh, e titulluar “Melania”, lë jashtë detajet më personale të jetës së modeles së mëparshme sllovene.

Këto janë disa nga pikat kryesore të kujtimeve të saj:

1. Melania përshkruan “energjinë magnetike” të Trump

Ish-Zonja e Parë fillon librin duke folur për karrierën e saj si modele, e cila e solli në New York dhe e çoi drejt takimit të parë me Donald Trump.

Ajo ndodhi një të premte në shtator të vitit 1988, kur Melania vizitoi Kit Kat Klub gjatë Javës së Modës në New York. Në zonën VIP, Trump dhe një “blondinë tërheqëse” erdhën për ta përshëndetur.

“Që nga momenti kur filluam të bisedonim, u magjepsa nga sharmi dhe natyra e tij e qetë,” shkruan Melania. Trump i kërkoi numrin e telefonit, por ajo refuzoi dhe i kërkoi që ai të jepte të tijin. Ajo e telefonoi disa ditë më vonë, dhe ata dolën për herë të parë në pronën e Trump-it në Bedford, New York.

2. Melania flet për akuzat “mizore” për autizëm ndaj djalit të saj

Në një nga pjesët më personale të librit, Melania përmend thashethemet se djali i saj, Barron, kishte autizëm. Komediania Rosie O’Donnell kishte postuar në rrjetet sociale duke sugjeruar se Barron, atëherë 10 vjeç, kishte autizëm bazuar në gjuhën e tij trupore.

“Isha e tmerruar nga një mizori e tillë,” shkruan Melania. Ajo thotë se, edhe pse nuk ka asgjë të turpshme për autizmin, Barron nuk është autik. Ky incident e shtyu Melania-n të nisë fushatën e saj kundër ngacmimeve, “Be Best”.

3. Melania mbështet pretendimet e rreme të Trump për zgjedhjet e 2020-ës

Edhe pse Melania mund të ketë dallime me bashkëshortin e saj për të drejtat riprodhuese, ajo mbështet shumë nga qëndrimet e tij, përfshirë edhe pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2020. Ajo argumenton se të gjitha votat duhej të ishin numëruar në ditën e zgjedhjeve, dhe jo më vonë për shkak të votave me postë gjatë pandemisë.

4. Melania përshkruan tentativën e atentatit ndaj Trump-it si “kaos”

Në pjesën përfundimtare të librit, Melania tregon për një atentat të dështuar ndaj bashkëshortit të saj gjatë një mitingu në Pennsylvania, duke përshkruar momentin kur e pa situatën live në televizion.

5. Qëndrimi pro-zgjedhjes i Melania Trump

Melania shpalos qëndrimin e saj pro-zgjedhjes për abortin në librin e saj, duke thënë se është e rëndësishme që gratë të kenë lirinë të vendosin për trupin e tyre pa ndërhyrje nga qeveria. Këto deklarata kanë shkaktuar reagime, veçanërisht nga aktivistët kundër abortit brenda Partisë Republikane./ BBC - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco