Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Jehona ndërkombëtare e protestës së opozitës

Turistët nuk do mund të hedhin më monedha në shatërvanin e Trevit, Roma prezanton masat e reja për vizitorët! Si do të funksionojë

Turistët nuk do mund të hedhin më monedha në shatërvanin e Trevit, Roma prezanton masat e reja për vizitorët! Si do të funksionojë

15:46, 08/10/2024
A+ Aa A-

Një masë që nuk do t’i pëlqejë shumë njerëzve u njoftua të hënën nga kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri dhe nënkryetari i Bashkisë së Kulturës, Gianluca Honorato, si një përpjekje për të kufizuar mbiturizmin rreth shatërvanit Trevi.

Tashmë shatërvani do të rrethohet më një xham transparent, ndërsa do të krijohet një podium i ngritur gjysmë rrethore, e cila do t’i lejojë vizitorët të afrohen shumë pranë ujit.

Qasja në këtë podium nuk do të jetë e pakufizuar, por do të ketë një numër maksimal vizitorësh, të cilët, shumë shpejt, nuk do të mund të hedhin më monedha në Shatërvan me kurriz të kthyer, por do t’i lënë në një shportë të veçantë.

Do të jetë një praktikë më e sigurt, por sigurisht më pak mbresëlënëse. Siç është paralajmëruar, ndryshimet përkatëse do të hyjnë në fuqi nga muajt e parë të vitit 2025 dhe do të ketë një periudhë eksperimentale të zbatimit të rregullave të reja.

Në të ardhmen, është e mundur të merret në konsideratë vendosja e një çmimi të ulët bilete, për të qenë në gjendje të admironi nga afër shatërvanin e shekullit të 18-të. Rezervimi online nuk do të jetë i disponueshëm në këtë moment.

Hyrja në pjesën e përparme të shatërvanit të Trevit do të rregullohet nga zyrtarë të cilët do të sigurojnë që të mos ketë mbipopullim, duke vendosur një kufizim në numrin e hyrjeve.

Turistëve së shpejti do t’u ndalohet të hanë sanduiçe dhe të pinë pije joalkoolike ndërsa janë ulur në shkallët në majë të shatërvanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco