Mbi 14 fëmijë të vrarë në një vit luftë në Gaza, OKB ngre alarmin dhe bën thirrje për armëpushim

Mbi 14 fëmijë të vrarë në një vit luftë në Gaza, OKB ngre alarmin dhe bën thirrje për armëpushim

12:22, 08/10/2024
A+ Aa A-

Lufta në Rripin e Gazës po merr një numër katastrofik jetësh të fëmijëve. Që nga tetori i vitit të kaluar mbi 14,000 fëmijë në Gaza dhe Bregun Perëndimor janë vrarë, mijëra të tjerë janë plagosur dhe të gjithë jetojnë në frikë dhe kushte të tmerrshme. Është ky vlerësimi i fundit nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë, të publikuara nga UNICEF, i cili bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm, raporton A2.

“Nuk ka hapësira të sigurta. Të gjithë fëmijët e Gazës janë ekspozuar ndaj përvojave traumatike të luftës, pasojat e së cilës do të zgjasin një jetë. Fëmijët e Gazës kanë duruar tmerre të paimagjinueshme. Ata meritojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe një shans për një të ardhme paqësore”, deklaroi organizata e OKB-së.

Rreth 1.9 milionë njerëz vlerësohet të jenë zhvendosur brenda vendit. Gjysma e tyre fëmijë. Ata nuk kanë akses të mjaftueshëm në ujë, ushqim, karburant dhe ilaçe, shkruan A2.

“Shtëpitë e tyre janë shkatërruar; familjet e tyre të copëtuara. Shumë fëmijë janë zhvendosur disa herë dhe kanë humbur shtëpitë, prindërit dhe të dashurit. Ata duhet të mbrohen, së bashku me shërbimet e mbetura në të cilat ata mbështeten, duke përfshirë objektet mjekësore dhe strehimin”, raporton Unicef, i cili vazhdon t'u bëjë presion liderëve botërorë për qasje humanitare në të gjithë Gazën për armëpushim humanitar të menjëhershëm dhe afatgjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco