I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

12:21, 08/10/2024
A+ Aa A-

Djali i themeluesit të Al-Qaedas, Osama bin Laden, është dëbuar nga Franca, ku jetoi për vite me radhë.

Bëhet e ditur se dëbimi i tij vjen pas komenteve në rrjete sociale që konsideroheshin se kishin lavdëruar terrorizmin.

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, tha se ai kishte nënshkruar një urdhër që ndalonte Omar bin Ladenin nga Franca, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Por, ministri nuk dha detaje rreth kohës së dëbimit apo se ku ishte dërguar Omar.

“Bin Laden, i cili ka jetuar në rajonin e Orne për disa vite, postoi në rrjetet e tij sociale komente që lavdëronin terrorizmin”, tha Retailleau.

“Ndalimi administrativ siguron që ai nuk mund të kthehet në Francë për asnjë arsye”, shtoi ai.

Sipas gazetës Le Publicateur Libre, bin Laden tërhoqi vëmendjen e autoriteteve franceze për një postim në rrjetet sociale në ditëlindjen e babait të tij, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco