Angli/ Shpërthim i fuqishëm në një banesë, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë

Angli/ Shpërthim i fuqishëm në një banesë, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë

13:12, 07/10/2024
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm në një banesë ka lënë pas një të vdekur dhe tre të plagosur në Angli.

Mediat vendase raportojnë se në një banesë në zonën e Clackmannanshire, pas një shpërthimi të fortë, është shembur një pjesë e çatisë duke i marrë jetën një burri dhe duke lënë të plagosura tre gra.

Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që ka tronditur zonën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco