Frikë për sulme/ Irani anulon fluturimet në të gjitha aeroportet deri të hënën në mëngjes

Frikë për sulme/ Irani anulon fluturimet në të gjitha aeroportet deri të hënën në mëngjes

18:11, 06/10/2024
A+ Aa A-

Fluturimet nga të gjitha aeroportet e Iranit janë anuluar nga e diela 21:00 deri të hënën në orën 06:00 me orën lokale, raportoi media shtetërore të dielën, duke cituar një zëdhënës të Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit.

Fluturimet janë anuluar për shkak të kufizimeve operacionale, cituan mediat shtetërore të ketë thënë zëdhënësi pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kjo vjen mes frikës për një sulm të mundshëm izraelit pas sulmit me raketa hakmarrëse të Iranit kundër Izraelit javën e kaluar.

Të martën, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) gjuajti rreth 200 raketa ndaj Izraelit në shenjë hakmarrjeje pasi udhëheqësit e grupeve aleate të Teheranit u vranë në sulme.

Breshëria e raketave të së martës, sulmi i dytë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit, erdhi pasi një sulm ajror izraelit vrau shefin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe gjeneralin e lartë të IRGC, Abbas Nilforoushan në Bejrut.

Ishte gjithashtu si hakmarrje për vrasjen e liderit të grupit palestinez të Hamasit, Ismail Haniyeh, më 31 korrik në Teheran, në një sulm që fajësohet gjerësisht në Izrael.

Të shtunën, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi paralajmëroi për një "reagim proporcional dhe të ngjashëm nga Irani, dhe edhe më i fortë" nëse Izraeli sulmon.

Të dielën, Ministri i Naftës Mohsen Paknejad vizitoi një vend kyç të naftës në Gjirin Persik, mes shqetësimeve në rritje për sulmet e mundshme izraelite në objektet e naftës të Iranit./ Al Arabiya English.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco