Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Konflikti në Lindjen e Mesme, ambasadori libanez: Udhëheqësi i Hezbollahut ra dakord për armëpushim pak para vrasjes

Konflikti në Lindjen e Mesme, ambasadori libanez: Udhëheqësi i Hezbollahut ra dakord për armëpushim pak para vrasjes

17:26, 06/10/2024
A+ Aa A-

Ambasadori i Libanit në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar se udhëheqësi i vrarë i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, kishte rënë dakord për një armëpushim tre-javor pak para se të vritej.

I pyetur nga SkyNews nëse thashethemet se lideri i ndjerë i Hezbollahut kishte mbështetur një armëpushim ishin të vërteta, Rami Mortada tha “po” dhe se qeveria libaneze, e cila nuk drejtohet nga grupi militant,  kishte rënë dakord për skemat.

“Po, ne shprehëm dakordësinë tonë për këtë skemë që u parashtrua nga SHBA, Britania e Madhe dhe 15 vende të tjera. Fatkeqësisht Netanyahu hodhi poshtë gjithë këtë plan paqeje dhe ende po e bën këtë,” tha ai.

I pyetur nëse mendon se mund të kishte pasur një armëpushim dhe se ai u prish nga vrasja e Nasrallah, ai tha se “kjo është një deklaratë që dihet për të gjithë. Ata zgjodhën dhunën”.

Ai e përshkroi Izraelin si një vend që “di vetëm të vrasë dhe që nuk është në gjendje të sigurojë paqen”.

Ndërsa ofensiva e Izraelit kundër objektivave të Hezbollahut në Liban filloi muajin e kaluar, kishte shpresa për një armëpushim të shpejtë.

Por izraelitët u duk se refuzuan çdo përpjekje disa orë më vonë dhe sulmet ajrore kanë vazhduar në Liban që nga ajo kohë dhe Hezbollahu gjithashtu që gjuan rregullisht raketa në Izrael.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco