Papa Françesku: T’i jepet fund ideologjisë së hakmarrjes në Lindjen e Mesme

Papa Françesku: T’i jepet fund ideologjisë së hakmarrjes në Lindjen e Mesme

16:24, 06/10/2024
A+ Aa A-

Papa Françesku në predikimin e tij të së dielës u kthye në inkursionin e militantëve të lëvizjes radikale palestineze Hamas nga Rripi i Gazës në Izrael një vit më pare, duke bërë thirrje për një armëpushim në të gjitha frontet në Lindjen e Mesme.

"Nesër do të shënohet një vit nga sulmi terrorist ndaj civilëve në Izrael, të cilëve u shpreh afërsinë time shpirtërore. Të mos harrojmë se në Gaza mbeten pengje. Unë bëj thirrje për lirimin e tyre", tha Papa Françesku.

Ai shtoi se ky sulm shkaktoi atë që ai e përshkroi si "armiqësore shkatërruese", që kanë dëmtuar popullsinë palestineze, e cila ka nevojë për ndihmë.

"Unë po bëj thirrje për një armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin. Le të lutemi për libanezët, veçanërisht ata në jug të vendit. Unë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar. Unë kërkoj që t'i jepet fund ideologjisë së hakmarrjes. Nuk duhet të ketë përsëritje të sulmeve si ai i kryer nga Irani disa ditë më parë, dhe që mund të çojë në një luftë edhe më të madhe në rajon. Të gjitha kombet kanë të drejtën për paqe dhe siguri dhe territoret e tyre nuk duhet të sulmohen. Sovraniteti duhet të garantohet me dialog dhe jo me luftë”, tha Papa Françesku.

Papa tha se pasdite do të shkonte në Bazilikën Papale të Santa Maria Maggiore për t'i bërë lutjet e paqes Virgjëreshës Mari. Ai e shpalli 7 tetorin ditë agjërimi dhe lutjeje për paqe për të gjithë katolikët./ TASS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco