OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

09:24, 06/10/2024
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë e autorizuar nga Abbott Laboratories ka miratuar testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit, për përdorim emergjent.

Bëhet e ditur se testi PCR në kohë reale mundëson zbulimin e ADN-së së virusit mpox nga lezionet e lëkurës njerëzore, ka njoftuar OBSH duke shtuar se ai ishte krijuar për t’u përdorur nga personeli i trajnuar i laboratorit klinik.

“Ky test i parë diagnostikues mpox i renditur nën procedurën e Listës së Përdorimit Emergjent përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në zgjerimin e disponueshmërisë së testimit në vendet e prekura”, tha Yukiko Nakatani, ndihmës drejtori i përgjithshëm i agjencisë për qasjen në ilaçe dhe produkte shëndetësore.

Një zëdhënës i Abbott tha se kompania “aktualisht ka testin Alinity m mpox në inventar dhe do të punojë me klientët për nevojat e tyre të testimit”, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Agjencia tha se po vlerësonte tre teste të reja diagnostikuese mpox për përdorim urgjent dhe ishte gjithashtu në diskutime me prodhues të tjerë për të zgjeruar disponueshmërinë e mjeteve diagnostikuese.

Ndryshe, OBSH e shpalli mpox një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet në gusht, pas një shpërthimi të infeksionit viral në Republikën Demokratike të Kongos, i cili është përhapur edhe në Burundi, Ugandë dhe Ruandë.

Dy versione mpox po përhapen – varianti clade I, i cili është endemik në pjesë të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore dhe një lloj i ri, më i transmetueshëm Ib, i cili ka shkaktuar shqetësim global.

Suedia, Tajlanda dhe India kanë konfirmuar raste të llojit clade Ib të virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco