Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 3-të e përmbytjeve në Vlorë, banorët: Miliona lek dëme, askush nuk ka ardhur

Ukrainë/ Rusia nisi sulm masiv ajror duke synuar Kievin dhe Odesën

Ukrainë/ Rusia nisi sulm masiv ajror duke synuar Kievin dhe Odesën

08:59, 06/10/2024
A+ Aa A-

Rusia nisi sulmet ajrore duke synuar Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës gjatë natës, duke e mbajtur pjesën lindore të vendit në gatishmëri të lartë për më shumë se pesë orë, tha ushtria ukrainase këtë të dielë.

“Armiku përdori edhe një herë dronët e tij kundër Kievit gjatë natës,” tha përmes Telegram Serhii Popko , kreu i komandës ushtarake të Kievit . “Dronët rusë mbërritën në kryeqytetin ukrainas në valë të shumta dhe nga drejtime të ndryshme”. Të gjitha armët e përdorura në sulmin ajror u shkatërruan , sipas raporteve fillestare, dhe nuk pati raportime për viktima apo dëme.

Alarmi për sulme ajrore të afërta në kryeqytet dhe zonat përreth u aktivizua tre herë gjatë natës, duke zgjatur më shumë se pesë orë në total.

Hennadi Trukhanov, kryebashkiak i portit të Detit të Zi të Odessa, tha përmes Telegramit se Rusia gjithashtu synoi qytetin e tij brenda natës. Nuk pati raportime për dëme apo viktima atje.

Oleksandr Prokudin, guvernatori i rajonit Kherson, njoftoi herët sot përmes Telegramit se një civil u vra dhe 15 u plagosën në sulmet ruse në rajon gjatë 24 orëve të fundit.

Të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët në luftën, të cilën Rusia e filloi me pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Megjithatë, mijëra civilë kanë vdekur, shumica dërrmuese e tyre ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco