Sulmet izraelite, Kina dhe Koreja e Jugut nisin evakuimin e qytetarëve të tyre nga Libani

Sulmet izraelite, Kina dhe Koreja e Jugut nisin evakuimin e qytetarëve të tyre nga Libani

10:39, 05/10/2024
A+ Aa A-

Kina dhe Koreja e Jugut kanë nisur evakuimin e qytetarëve të tyre nga Libani për shkak të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Reuters shkruan se më shumë se 200 kinezë kanë mbërritur në mënyrë të sigurtë në Kinë. Gjithashtu edhe një aeroplan ushtarak me 97 qytetarë të Koresë së Jugut është ulur në një aeroport ushtarak në Seul.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi se Ambasada Kineze në Bejrut vazhdon të operojë dhe të ndihmojë qytetarët kinezë që qëndrojnë në Liban për marrjen e masave të sigurisë.

Diplomatët e Koresë së Jugut mbeten në Liban.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco