Shtetet e Bashkuara godasin 15 objektiva të Houthi në Jemen

Shtetet e Bashkuara godasin 15 objektiva të Houthi në Jemen

22:36, 04/10/2024
A+ Aa A-

Ushtria amerikane tha se forcat e saj kanë kryer një sulm mbi 15 objektiva në rajone të ndryshme të Jemenit, që kontrollohen nga rebelët Houthi.

Nga ushtria amerikane u tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 17:00, që kishte për cak objektivat e Houthi – me qëllimin e vetëm, dobësimin e aftësive ushtarake.

“Këto veprime janë ndërmarrë për të mbrojtur lirinë, dhe për t’i bëjë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për Shtetet e Bashkuara dhe anije nga vendet e ndryshme të botës”, u tha nga ushtria amerikane.

Houthi janë pjesë e aleancës rajonale të lidhura ngushtë me Iranin – që përfshijnë Hamasin palestinez dhe Hezbollahun libanez.

Grupi qeveris një pjesë të Jemenit, duke përfshirë kryeqytetin Sanaa, më shumë se një mijë milje larg Izraelit. 



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco