'ANKA III', droni i armatosur turk i gjeneratës së re bëri debutimin publik

'ANKA III', droni i armatosur turk i gjeneratës së re bëri debutimin publik

20:21, 03/10/2024
A+ Aa A-

ANKA III, luftarakja pa pilot e gjeneratës së re të Turqisë (UCAV), ka bërë debutimin publik në ngjarjen kryesore të teknologjisë dhe aviacionit TEKNOFEST në Turqi.

Fluturakja e projektuar dhe prodhuar nga Industria e Hapësirës Ajrore Turke (TAI) fluturoi së bashku me të tjerë fluturake gjatë ditës së dytë të ngjarjes të enjten, shkruajnë mediat e huaja.

UCAV-i i parë vertikal i Turqisë u projektua për të funksionuar në 12,000 metra, për të arritur një shpejtësi prej 0.7 Mach dhe për të qëndruar në ajër deri në 10 orë.

Ai mund të mbajë afërsisht shtatë tonë në ngritje.

Me motorin e tij reaktiv, ANKA III është më i shpejtë se homologët e tij, ka një kapacitet të lartë mbajtës të ngarkesës dhe është më pak i dukshëm në radar me strukturën e tij pa bisht, sipas TAI.

Ai ofron misione të ndryshme, si zbulim, vëzhgim dhe inteligjencë, me municione ajrore-tokë, municion ajër-ajër dhe sisteme radari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco