'Bibi më vendosi përgjues në tualet', deklaratë e fortë e ish-kryeministrit britanik: E zbuluam kur…

'Bibi më vendosi përgjues në tualet', deklaratë e fortë e ish-kryeministrit britanik: E zbuluam kur…

20:25, 03/10/2024
A+ Aa A-

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka treguar se ekipi i tij i sigurisë gjeti një pajisje përgjimi në tualetin e tij personal në Ministrinë e Jashtme në Londër, pas një takimi që pati me kryeministrin Benjamin Netanyahu, raporton The Telegraph , duke cituar një fragment të librit të ri të politikanit.

Duke e quajtur Netanyahun me pseudonimin e tij Bibi, Johnson, i cili ishte sekretar i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në atë kohë, thotë se kryeministri izraelit kërkoi të shkonte në tualet gjatë një takimi në 2017.

“Atje Bibi qëndroi për pak kohë dhe mund të jetë ose jo rastësi, por më është thënë se më vonë, kur po bënin një kontroll për përgjues, gjetën një pajisje,” shkruan Johnson në “Unleashed”.

Kur Telegraph pyeti ish-kryeministrin britanik për më shumë informacion, Johnson u përgjigj: “Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë moment është në libër.”

Në vitin 2019, sipas Politico, qeveria amerikane besonte se Izraeli ishte përgjegjës për vendosjen e pajisjeve të vëzhgimit të telefonave celularë pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vendndodhjeve të tjera të ndjeshme rreth Uashingtonit.

Kujtimet e Johnson kanë ngritur dyshime në Londër edhe para publikimit të librit, kjo edhe për shkak të një informacioni që ai zbuloi pak ditë më parë.

Ish-kryeministri ka zbuluar detaje rreth shëndetit të Mbretëreshës Elizabeth II në vitin e saj të fundit  dhe ka akuzuar presidentin francez Emmanuel Macron se po përpiqet t’i japë Mbretërisë së Bashkuar një “ndëshkimi” për largimin nga BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco