Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Garda 'gardh' përballë opozitës

Eklipsi i 'unazës së zjarrtë' shkëlqen mbi Amerikën e Jugut

Eklipsi i 'unazës së zjarrtë' shkëlqen mbi Amerikën e Jugut

14:44, 03/10/2024
A+ Aa A-

Në Amerikën e Jugut gjatë të mërkurës u mblodhën mijëra njerëz për të parë eklipsin diellor që ndryshe njihet si “unaza e zjarrtë”, ndërsa më së shumti u vërejt në ishullin e Pashkëve në Kili, para se të vazhdonte në Patagoni.

Spektakli i rrallë – i cili ndodh kur Dielli për një moment zhduket plotësisht ndërsa Hëna kalon rrugën e saj – tërhoqi mijëra turistë, fotografë dhe entuziastë të astronomisë në ishullin e Paqësorit me 7000 banorë.

Atje, ata drejtuan objektivët e aparatëve dhe kamerave në qiell pjesërisht me sfondin e “moais” – statujat gjigante ikonike të ishullit të Pashkëve, të banuara prej kohësh nga populli polinezian.

“Ishte një mini muzg”, i tha AFP-së 55-vjeçarja Ninoska Huki e cila foli për përvojën “sulime” që goditi ishullin pak pas mesditës.

Një eklips diellor i ashtuquajtur unazor ndodh kur Toka, Hëna dhe Dielli rreshtohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco