Lajmi i fundit

Tjetër DOKUMENTI shokues/ Arben Kraja pushoi padinë ndaj xhelatit të komunizmit sapo mori detyrën në SPAK

Pas sulmit në Bejruti, autoritetet libaneze njoftojnë: Humbën jetën gjashtë persona, shënjestër ishte…

Pas sulmit në Bejruti, autoritetet libaneze njoftojnë: Humbën jetën gjashtë persona, shënjestër ishte…

08:12, 03/10/2024
A+ Aa A-

Autoritetet libaneze njoftojnë se të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror të Izraelit mbi Bejrut.

Shënjestër e sulmit ishte një bllok pallatesh në lagjen Bachoura, shumë pranë parlamentit libanez.

 

Dahieh, bastioni i Hezbollahut në Bejrutin jugor, u sulmua gjithashtu. Ushtria izraelite lëshoi urdhra të reja evakuimi për disa zona të distriktit, duke thënë se do të synonte objektet e Hezbollahut në të ardhmen.

Në jug të vendit, ka shenja që Izraeli po përgatitej të zgjerojë pushtimin e tij tokësor, me më shumë trupa që u dërguan dje në kufi.

Sipas BBC, Izraeli planifikon të vijojë sulmet ajrore, me ushtrinë izraelite që pak kohë më parë paralajmëroi banorët në Libanin jugor, pranë kufirit izraelit, të mos kthehen në shtëpi.

Izraeli filloi një pushtim tokësor në jug këtë javë dhe njoftoi dje vdekjen e tetë ushtarëve izraelitë brenda Libanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco