Mark Zuckerberg: Syzet smart do zëvendësojnë telefonat!

Mark Zuckerberg: Syzet smart do zëvendësojnë telefonat!

14:07, 02/10/2024
A+ Aa A-

Mark Zuckerberg, CEO i META, ka komentuar së fundmi mbi teknologjitë e reja që po krijohen, duke u fokusuar veçanërisht te syzet inteligjente. Sipas tij, platforma të reja teknologjike nuk synojnë të zëvendësojnë ato ekzistuese, por të ofrojnë mundësi të reja.

Ai përmendi shembullin e telefonave dhe kompjuterëve, duke theksuar se edhe pse telefonat kanë krijuar më shumë opsione, kompjuterët mbeten të rëndësishëm.

“Nuk është se telefonat kanë zhdukur punën në kompjuter, por kur ti ke më shumë opsione në telefon, priresh që t’i bësh gjërat aty,” tha Zuckerberg.

Në të njëjtën mënyrë, ai parashikon se syzet inteligjente do të përdoren për shumë detyra që aktualisht i kryejmë me telefonat, duke mbajtur këta të fundit në xhep.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco