Lajmi i fundit

VIDEO/ Bardhi: Nesër nuk do të ketë seancë normale parlamenti, Rama na ka shpallur luftë

Arrestohet 38-vjeçarja, raportonte te shërbimet sekrete kineze mbi…

Arrestohet 38-vjeçarja, raportonte te shërbimet sekrete kineze mbi…

10:44, 02/10/2024
A+ Aa A-

Një tjetër rast spiunazhi trondit Gjermaninë. Një grua kineze, e identifikuar vetëm si Yaqi, u arrestua pas dyshimeve se i ka raportuar të dhëna një agjenti sekret kinez.

Prokurorët gjermanë, të cilët lëshuan urdhër-arrestin, njoftuan se 38-vjeçarja punonte për një kompani që ofronte shërbime logjistike në aeroport.

“Në periudhën nga gushti 2023 deri në shkurt 2024, gruaja ka transmetuar në mënyrë të përsëritur informacione mbi fluturimet, ngarkesat dhe pasagjerët në aeroport te një agjent i shërbimeve kineze, përkatësisht të proceduarit tashmë penalisht Jian G”, specifikohet në një shënim të prokurorisë federale gjermane.

Autoritetet kontrolluan shtëpinë dhe vendin e punës së gruas. 38-vjeçarja, sipas akuzës, ka përfituar nga pozicioni i saj për të marrë informacione për “transportin e materialit ushtarak dhe personave me lidhje me një kompani gjermane të prodhimit të armëve”.

Kompania e shënjestruar nga aktiviteti i spiunazhit është Rheinmetall, kompania më e madhe gjermane e mbrojtjes, e cila luan një rol udhëheqës në furnizimin me armë, mjete të blinduara dhe pajisje ushtarake në Ukrainë.

Gruaja, së bashku me Jian G., i kaluan informacione shërbimeve sekrete të Pekinit.

“Është e qartë se Gjermania është në qendër të shërbimeve sekrete të huaja”, deklaroi ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann. Ai tha se ky kërcënim është veçanërisht i vërtetë nëse i referohemi shërbimeve të inteligjencës së vendeve me të cilat kemi një rivalitet sistematik. “Arrestimi tregon gjithashtu se autoritetet e sigurisë së brendshme janë efektive dhe janë në gadishmëri”, shtoi Buschmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco