​Irani donte të shkaktonte dëme serioze - por si do të përgjigjet Izraeli?

​Irani donte të shkaktonte dëme serioze - por si do të përgjigjet Izraeli?

09:57, 02/10/2024
A+ Aa A-

Nga Jeremy Bowen, BBC

Kur Irani sulmoi Izraelin në prill, dukej sikur ata donin të jepnin një mesazh –praktikisht e njoftuan sulmin dhe gjithçka u rrëzua nga ajri nga mbrojtja izraelite dhe amerikane.

Këtë herë ishte ndryshe. Ata dukeshin sikur donin të bënin një dëm serioz dhe ishin shumë më agresive.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se ata po hakmerreshin ndaj vrasjeve të liderëve të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut dhe paralajmëroi se nëse Izraeli hakmerret, ata do të kundërpërgjigjen.

Herën e fundit, Joe Biden i tha Netanyahut – “merre fitoren”, mos reago ashpër, dhe ai e dëgjoi.

Këtë herë në Izrael atmosfera është shumë e ndryshme.

Shikoni postimin e ish-kryeministrit Naftali Bennett mbrëmë, i cili përdori një gjuhë shumë të fortë, duke thënë se “kjo është mundësia më e madhe në 50 vjet për të ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme”. Ai tha se Izraeli duhet të shënjestrojë objektet bërthamore të Iranit, në mënyrë që të “sakatojë fatalisht këtë regjim terrorist”.

Tani ai nuk është kryeministër (edhe pse mendohet gjerësisht se do të jetë një kryeministri i ardhshëm, kështu që ai po jep një mesazh për të treguar se është i ashpër), por kjo pasqyron edhe mentalitetin në vend.

Unë nuk do t’i përjashtoja sulmet e Izraelit për momentin – mbi objektet bërthamore, objektet petrokimike, çdo gjë që mund të shkaktojë dëme në ekonominë iraniane.

Skenari ishte gjithmonë se Irani kishte një mbrojtje përpara në formën e Hezbollahut në Liban, me një arsenal masiv armësh të sofistikuara, që do të përdoreshin, në teori, nëse Irani dhe objektet e tij bërthamore sulmoheshin.

Por në dy javët e fundit, Izraeli ka prerë kokën e organizatës Hezbollah, ka shkatërruar gjysmën e armëve të saj, sipas autoriteteve amerikane dhe izraelite, dhe ka pushtuar Libanin.

Parandalimi që kishte Irani, nuk është zhdukur - ai është copëtuar në një mijë pjesë.

Kështu që, unë mendoj se izraelitët ndihen më të lirë për të vepruar. Dhe Joe Biden po zhvendos një grup tjetër anijesh luftarake në Mesdhe, duke i sinjalizuar iranianët se nëse goditni Izraelin, goditni edhe SHBA-në.

 

Kjo është arsyeja pse njerëzit po flasin për frikën e përhapjes së luftës: paqëndrueshmërinë, turbulencat që vijnë nga gjithçka që po ndodh – kjo gjë po ndodh tani dhe po i lë shumë pak hapësirë ​​diplomacisë në këtë moment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco