Irani paralajmëron Izraelin: Mund të sulmojmë përsëri me intensitet të shumëfishuar

Irani paralajmëron Izraelin: Mund të sulmojmë përsëri me intensitet të shumëfishuar

08:52, 02/10/2024
A+ Aa A-

Një komandant i lartë ushtarak iranian thotë se Garda Revolucionare është e përgatitur të nisë një tjetër sulm raketor ndaj Izraelit me “intensitet të shumëfishuar”.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura, gjenerali Mohammad Bagheri tha se Irani do të godasë infrastrukturën izraelite nëse ndërmerr ndonjë veprim kundër territorit iranian.

“Nëse regjimi sionist, që është çmendur, nuk përmbahet nga Amerika dhe Evropa dhe synon të vazhdojë krime të tilla, ose të bëjë ndonjë gjë kundër sovranitetit apo integritetit tonë territorial, operacioni do të përsëritet me përmasa shumë më të larta dhe ne do të godasim të gjithë infrastrukturën”, shtoi ai.

Gjenerali Bagheri tha se Irani nuk shënjestroi civilët izraelitë në sulmin e tij, pavarësisht se ishte “plotësisht i realizueshëm”, shkruan tg.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani ka gabuar rëndë – duke u zotuar të hakmerret për sulmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco