Edhe pse ishte shënjestër e sulmeve të Iranit mbrëmjen e djeshme, Izraeli nuk ka ndaluar me sulmet mbi Gaza e Bejrut.
Forcat Ajrore izraelite kanë sulmuar një “komandë dhe komplekse kontrolli” të Hamasit në Gaza, që është përdorur “më parë” si shkollë e mesme.
Lajmi u dha nga ushtria izraelite në një postim në “X”, ku sqarohej se ish-Shkolla Përgatitore Al-Bureij po përdorej nga Hamasi për të komplotuar sulme ndaj Izraelit dhe se ishin marrë hapa për të shmangur lëndimin e civilëve.
Sa i përket sulmeve në Bejrut, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit paralajmëruan civilët me anë të një postimi në “X” që të evakuonin zonën.
© SYRI.net