Sulmi me raketa në Izrael/ Trump akuza Bidenit dhe Harrisit: Janë inekzistentë! Bota po digjet!

Sulmi me raketa në Izrael/ Trump akuza Bidenit dhe Harrisit: Janë inekzistentë! Bota po digjet!

21:48, 01/10/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti dhe kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë në ShBA, Donald Trump ka reaguar pas sulmit me raketa që Irani nisi ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme, ku deklaroi se bota po digjet dhe po del jashtë kontrollit.

Në reagimin e tij Trump nuk kurseu as ironitë ndaj presidentit Biden, teksa tha ne nuk kemi lidership, askush nuk e drejton vendin.

Trump: Ne kemi një President inekzistent dhe një Zëvendës Presidente që mungon plotësisht, Kamala Harris, e cila është shumë e zënë me mbledhjen e fondeve në San Francisko, një qytet të cilin ajo dhe Gavin Neëscum e shkatërruan totalisht dhe duke organizuar foto të rreme. Askush nuk është në krye dhe nuk është as e qartë se kush është më i hutuar, Biden apo Kamala. Askush nuk e ka idenë se çfarë po ndodh.

Ndër të tjera, në deklaratën e tij Trump është shprehur se kur ai ishte në detyrë, Irani ishte në kontroll të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco