VIDEO/ Sulm terrorist në jug të Tel Avivit! Vriten 2 nga autorët që hapën zjarr në një stacion hekurudhor

18:48, 01/10/2024
A+ Aa A-

Një sulm terrorist ka ndodhur pasditen e së martës në Jaffa, në jug të Tel Avivit, pranë një stacioni hekurudhor.

Mediat hebraike raportojnë se ka pasur të paktën dy persona të armatosur në sulm dhe se kanë mbetur të paktën 10 të plagosur, duke përfshirë dy në gjendje kritike.

Sipas Jerusalem Post, dy terroristë që hapën zjarr duke dalë nga treni u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë.

Policia dyshon se të paktën një terrorist tjetër është ende i pranishëm në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco