Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama me polici e SPAK kundër opozitës

Prag tragjedie në ajër, avioni rus dhe amerikan rrezikuan të përplaseshin, SHBA akuzon Moskën

Prag tragjedie në ajër, avioni rus dhe amerikan rrezikuan të përplaseshin, SHBA akuzon Moskën

14:33, 01/10/2024
A+ Aa A-

Dy avion, një amerikan dhe një rus, rrezikuan të përplaseshin afër Alaskës.

Në pamjet e publikuara nga Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, avioni rus kalon shumë pranë F-16 amerikane. Incidenti raportohet në 23 shtator.

F-16 amerikan ishte vendosur në hapësirën ajrore përgjatë bregut të Alaskës për të gjurmuar një aeroplan tjetër rus, një bombardues TU-95, pasi kishte hyrë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Alaskës.

Pamjet tregojnë momentin dramatik që një luftëtar rus vjen nga pas dhe në mes të bombarduesit rus dhe avionit amerikan, sipas Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut.

Piloti i Forcave Ajrore Amerikane u detyrua të ndërmerrte veprime të shpejta për të shmangur tragjedinë.

Për incidentin në ajër, SHBA akuzon Rusinë. “Sjellja e pilotit të Su-35 ishte e pasigurt, joprofesionale dhe shumë e rrezikshme”, tha gjenerali Gregory Guillot, komandant Komandës Veriore të SHBA-së.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco