Bllokohet aeroporti i Bergamos në Itali, avionit i shpërthen goma teksa po ulej në pistë

Bllokohet aeroporti i Bergamos në Itali, avionit i shpërthen goma teksa po ulej në pistë

12:50, 01/10/2024
A+ Aa A-

 

Prej orësh, aeroporti “Orio al Serio” i Bergamos në Itali po qëndron i mbyllur për shkak të një aksidenti në pistë.

Mediat italiane raportojnë se një avion i Ryanair, i cili po vinte nga Barcelona, i ka shpërthyer goma teksa ishte duke u ulur në pistë.

Për fat të mirë, si pasojë e aksidentit asnjë prej pasagjerëve nuk ka pësuar lëndime, por kjo ka bërë që aeroporti të mbyllet përkohësisht.

Mësohet se edhe një avion i nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës paraditen e së martës është prekur nga kjo ngjarje dhe është detyruar të ulet në Malpensa të Milanos

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco