Rutte në krye të NATO-s, reagon Rusia: Asgjë e re nga fronti i Perëndimit

Rutte në krye të NATO-s, reagon Rusia: Asgjë e re nga fronti i Perëndimit

12:12, 01/10/2024
A+ Aa A-

“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”. Kështu mund të përkufizohet reagimi i Rusisë, pasi Mark Rutte mori zyrtarisht drejtimin e NATO-s këtë të martë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov tha se nuk priste asnjë ndryshim të politikave të NATO-s tanimë që në drejtimin e organizatës ishte vendosur kreu i ri, Mark Rutte.

“Presim që Aleanca e Atlantikut të Veriut të vijojë punën si më parë. E njohim shumë mirë zotin Rutte, ka kaluar orë të tëra me Presidentin Putin në tavolinën e negociatave. Në atë kohë kishte shpresa për ndërtimin e një marrëdhënieje pragmatiste, të paktën në atë frymë ishte dialogu”, tha Peskov, shkruan A2 CNN.

“Por e dimë mirë çfarë ndodhi më pas. Holanda ndërmori masa ekstreme duke ndërprerë çdo kontratë me Rusinë. Kështu që nuk mendojnë se do të ketë ndonjë ndryshim të madh politikash nga aleanca”.

Rutte mori sot “fronin” e aleancës ushtarake më të madhe të botës, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, që mbajti postin për një dekadë. Rutte njihet si një kritik i madh i Vladimir Putin, mbështetës i Ukrainës dhe një politikan që arrin marrëveshje, shkruan A2 CNN.

Përvoja e tij e gjatë si kryeministër në Holandë për më shumë se 13 vite dhe aftësitë për të arritur konsensus edhe për çështjet më të vështira, kane mjaftuar për të bindur liderët e 32 vendeve anëtare. Rutte, një aleat i vendosur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zë i fuqishëm në armatosjen e Ukrainës, pritet që problemin më të madh në drejtim të NATO-s ta ketë me Rusinë.

Gjithashtu në fokus të tij do të jetë zgjerimi i industrisë së mbrojtjes dhe fuqizimi i ushtrive të vendeve anëtare. Ndryshe nga sa ishte mësuar në Holandë, 57-vjeçari do të duhet të heqë dorë nga përdorimi i biçikletës për të shkuar në vendin e punës, kjo për shkak të protokollit të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco