Sulm me acid brenda shkollës, dy nxënës dhe mësuesja përfundojnë në spital me djegie të rënda

Sulm me acid brenda shkollës, dy nxënës dhe mësuesja përfundojnë në spital me djegie të rënda

11:11, 01/10/2024
A+ Aa A-

Dy nxënës dhe një mësuese kanë përfunduar në spital me lëndime serioze, pas një sulmi me acid të ndodhur në një shkollë në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave vendase, sulmi ka ndodhur pasditen e djeshme në “Westminster Academy” në Paddington, Londra perëndimore.

Raportohet se një 14-vjeçare dhe një 16-vjeçar kanë marrë lëndime serioze në trup, ndërsa mësuesja 27-vjeçare ka dalë dje nga spitali pasi mori mjekimin. Po ashtu, edhe dy oficerë policie u dërguan në spital, pasi nuk u ndjenë mirë gjatë aksionit për të ndaluar sulmuesin. Sa i përket këtij të fundit, nuk dihen ende detaje sek ush është apo edhe nëse ishte punonjës i shkollës, teksa autoritetet njoftojnë se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Pas sulmit, shkolla ka njoftuar se do të qëndrojë e mbyllur për ditën e sotme.

Në një mesazh në faqen e tyre shkruhej: “Për shkak të rrethanave të paparashikuara, vendi i shkollës WA do të mbyllet të martën më 1 tetor.  Studentët do të rifillojnë mësimet përmes mësimit online. Informacioni do të ndahet me ta nëpërmjet Google Classroom nëpërmjet mësuesit të tyre. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco