Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet në PD, tryeza e partive opozitare

Grupe mafioze, në pranga ultrasit e Interit dhe Milanit

Grupe mafioze, në pranga ultrasit e Interit dhe Milanit

09:55, 01/10/2024
A+ Aa A-

Agjentët e Shërbimit Qendror Operativ të Drejtorisë Qendrore Kundër Krimit në Policinë e Shtetit dhe Guardia di Finanza e Milanos kanë kryer 19 urdhër arreste të firmosura nga gjyqtari Domeniko Santoro.

Janë bërë gjithashtu 50 kontrolle të person- ave të ndryshëm, për organizatë kriminale me rrethana rënduese të metodës mafioze. Akuza të tjera në lidhje me zhvatjen, plagosjen dhe krime të tjera të rënda. Të arrestuarit, 15 në burg dhe 3 me arrest shtëpie, ndërsa në listë ishte edhe i 19-ti Beloko. Ky i fundit ishte ultras i Interit që u vra më 4 shtator.

Të gjithë të arrestuarit në fakt janë ul- tras të Interit dhe Milanit. Operacioni blic filloi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme pas një serie të gjatë hetimesh nga prokuroria e Milanos për një infiltrim mafioz në grupin e tifozëve ultras të të dyja skuadrave. Gjithçka nisi nga vrasja e Antonio Belokos, tifoz i Interit i lidhur me grupet kriminale, më datën 4 shtator. Ai u vra nga një tjetër tifoz zikaltër, Andrea Bereta që po ashtu është në burg. Kjo gjë bëri që të niste një hetim më i thellë dhe u morën menjëherë masat për lidhjen e ultrasve të të dyja skuadrave të Mil- anos me grupet kriminale kalabreze. Zhvatje për shitjen e biletave, zhvatje për të ardhurat e parkimit në zonën e stadiumit, marrëveshje mesdy tifozërive për shitjen e pijeve në “San Siro”.

Këto janë disa nga akuzat që rëndojnë për të arrestuarit, mes tyre edhe Marko Vederiko, anëtar i “Curva Nord”, që njihet për lidhjen e ngushtë me Belokon dhe Luka Luçin, liderin e ultrasve të Milanit, i famshëm për foton e 16 dhje- torit të vitit 2018 bashkë me zëvendëskryeministrin e asaj kohe, Mateo Salvini për 50- vjetorin e “Curva Sud”. Po ashtu edhe Kristian Rosielo është pjesë e këtij grupi, tru- proja i këngëtarit Fedez (që nuk ka lidhje me këtë opera- cion).

Në listë janë Rosario Kalabria, Antonio Trimboli, Nino Ciçareli, lider historik i tifozëve të Interit, Domenico Bosa, Loric Grançini, capo- ultras i Juventusit. Kërkimet kishin nën shënjestër edhe Xhankarlo Lombarin, i njohur si “sandokani” dhe ish- udhëheqës i grupit të Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco