'Babai po masakron mamin', telefonata që i shpëtoi jetën nënës së dy fëmijëve

'Babai po masakron mamin', telefonata që i shpëtoi jetën nënës së dy fëmijëve

09:39, 01/10/2024
A+ Aa A-

“Përshëndetje, babai po masakron mamin”, kjo ishte telefonata që shpëtoi nënën e dy fëmijëve nga dhuna brutale e partnerit të saj.

Ishte telefonata e vajzës së çiftit, 14 vjeç, e cila njoftoi autoritetet për dhunën që po dëshmonte në banesën e saj.

Babai i saj po dhunonte me grushta dhe shqelma të ëmën, teksa situata mund të kishte përfunduar më keq. Ngjarja u regjistrua në Frosinones, Itali, teksa autoritetet mundën të vinin në pranga autorin e dhunës.

Policia gjeti partneren 35-vjeçare të autorit me shenja të dukshme dhune në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë. Ndonëse e trembur, ajo tregoi dhunën e përjetuar, duke çuar në arrestimin e të shoqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco