Ishiba, zyrtarisht kryeministër i Japonisë

Ishiba, zyrtarisht kryeministër i Japonisë

09:35, 01/10/2024
A+ Aa A-

Shigeru Ishiba është zyrtarisht kryeministri i ri i Japonisë pas një votimi në Parlament dhe pritet të shpallë së shpejti formimin e qeverisë së tij.

Votimi në Parlament, ku koalicioni qeverisës ka shumicën, ishte vetëm një formalitet pas zgjedhjes së Ishibës, e cila u bë të premten e kaluar, në krye të Partisë Liberal Demokratike.

Nëntë kandidatë konkurruan për udhëheqjen e Partisë Konservatore Liberale Demokratike (LDP), e cila ka qeverisur Japoninë për pjesën më të madhe të epokës së pasluftës, pasi kryeministri Fumio Kishida njoftoi muajin e kaluar se ai nuk do të kandidojë për rizgjedhje.

Ndryshimi i kastës vjen në një kohë të turbullt për partinë, e cila është tronditur nga skandale dhe konflikte të brendshme që shpërndanë fraksionet e saj dikur të fuqishme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco