Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet në PD, tryeza e partive opozitare

Të shtëna me armë zjarri në Itali, vriten dy persona. Autori dorëzohet në polici. Ja çfarë dyshohet

Të shtëna me armë zjarri në Itali, vriten dy persona. Autori dorëzohet në polici. Ja çfarë dyshohet

09:00, 01/10/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në tregun e peshkut në Salerno.

Mësohet se autori i krimit është një 72-vjeçar, pronar i një biznesi brenda tregut të peshkut, i cili hapi zjarri ndaj dy personave të tjerë, të moshës 58 dhe 47 vjeç.

Njëri prej personave ndërroi jetë në vend, ndërsa i dyti në spital ku u transportua për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë autori pasi kreu krimin është vetëdorëzuar në polici.

Nga hetimet rezulton se shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje për tregtimin e peshkut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco