Shefi i OKB-së kundërshton çdo pushtim tokësor në Liban

Shefi i OKB-së kundërshton çdo pushtim tokësor në Liban

07:17, 01/10/2024
A+ Aa A-

OKB -ja kundërshton çdo pushtim tokësor të forcave izraelite në Liban, tha sot përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

“Ne nuk duam të shohim asnjë lloj pushtimi tokësor,” tha Stephane Dujarric, duke përsëritur thirrjen për “de-përshkallëzimi” dhe një armëpushim ndërsa shprehu shqetësimin për “pasojat humanitare” të dëmeve në Liban.

Më shumë se 10.000 persona të misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban (UNIFIL/Finul) nuk janë më në gjendje të patrullojnë për shkak të intensitetit të luftimeve, njoftoi përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

“Duke pasur parasysh intensitetin e shkëmbimit të raketave, trupat nuk mund të patrullojnë”, shpjegoi ai.

Kur u pyet për mundësinë e tërheqjes së paqeruajtësve nga vendi në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës, zëdhënësi nuk pranoi të “spekulojë”.

Ai tha, megjithatë, se ekziston një “plan emergjence” nëse është e nevojshme.

“Ne po monitorojmë zhvillimin e situatës orë pas ore,” shtoi ai, duke sqaruar se disa anëtarë të stafit civil të UNIFIL u larguan dhe u nisën drejt veriut.

Një forcë prej më shumë se 10,000 burrash, UNIFIL është vendosur në Libanin jugor që nga viti 1978 për të vepruar si një mburojë mbrojtëse në kufirin me Izraelin.

Roli i saj u forcua pas konfliktit 33-ditor midis Hezbollahut dhe Izraelit në verën e vitit 2006.

UNIFIL është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit, e cila përcakton se vetëm ushtria libaneze dhe paqeruajtësit duhet të vendosen në Libanin jugor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco