Përhapja e virusit 'Marburg' vret gjashtë persona në Ruandë, 20 të tjerë të infektuar, përhapet nga lakuriqi i natës

Përhapja e virusit 'Marburg' vret gjashtë persona në Ruandë, 20 të tjerë të infektuar, përhapet nga lakuriqi i natës

22:36, 30/09/2024
A+ Aa A-

6 persona kanë vdekur nga një shpërthim i virusit Marburg në Ruandë. Lajmin e ministri i shëndetësisë i vendit afrikan, Sabin Nsanzimana. Ai tha se shumica e viktimave ishin punonjës të kujdesit shëndetësor në një njësi të kujdesit intensiv spitalor. 20 raste të tjerë janë identifikuar që nga konfirmimi i shpërthimit të premten.

Virusi Marburg ka një shkallë vdekshmërie deri në 88% dhe është nga e njëjta familje virusesh si Ebola. Ai përhapet te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe më pas përmes kontaktit me lëngjet trupore të individëve të infektuar. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje muskulore, diarre, të vjella dhe në disa raste, vdekje nga humbja ekstreme e gjakut.

Nuk ka trajtime specifike ose një vaksinë për këtë virusin. Një sërë produktesh, ilaçesh dhe terapish imune janë duke u zhvilluar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ruanda thotë se po intensifikon gjurmimin, mbikëqyrjen dhe testimin e kontakteve për të ndihmuar në frenimin e përhapjes.

Ministri i Shëndetësisë tha se zyrtarët po gjurmonin rreth 300 njerëz që kishin rënë në kontakt me individë të prekur nga virusi Marburg. Ai u bëri thirrje njerëzve që të shmangin kontaktin fizik, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes.

Autoritetet kanë këshilluar publikun të qëndrojë vigjilent, të lajë duart me ujë të pastër dhe sapun ose dezinfektues dhe të raportojë të gjitha rastet e dyshuara. Shumica e rasteve të raportuara kanë qenë në kryeqytetin, Kigali.

Ambasada amerikane në qytet ka këshilluar punonjësit e saj të punojnë në distancë për javën e ardhshme. Kjo është hera e parë që Marburg konfirmohet në Ruandë. Tanzania fqinje raportoi një shpërthim të virusit në vitin 2023 ndërsa 3 persona vdiqën në Ugandë në 2017-ën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco