Izraeli fut tanket në Liban jugor

Izraeli fut tanket në Liban jugor

22:02, 30/09/2024
A+ Aa A-

Izraeli ka nisur sulmet ushtarale përtej kufirit të Libanit.

Mediat ndëkrombëtare raportojnë se Izraeli ka njoftuar Uashingtonin për nisjen e luftimeve tokësore në Liban.

“Izraeli po planifikon një operacion të kufizuar tokësor në Liban që mund të fillojë menjëherë, i ka thënë Izraeli Uashingtonit”.

“Ne jemi informuar për një sërë operacionesh. Deri më tani, na është thënë se këto janë operacione të kufizuara, të përqendruara në infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit, por diskutimet për këtë çështje janë në vazhdim”, u tha gazetarëve Mattheë Miller, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.

Izraeli më herët informoi SHBA-në se po planifikonte një operacion tokësor në shkallë të kufizuar në Liban që mund të fillonte menjëherë, tha një zyrtar amerikan për Ëashington Post.

Operacioni do të fokusohet në pastrimin e infrastrukturës ushtarake përgjatë kufirit për të eliminuar kërcënimin ndaj komuniteteve kufitare izraelite, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad tha në një diskutim me kryetarët e zonave në kufirin verior të Izraelit se “faza tjetër e luftës kundër Hezbollahut do të fillojë së shpejti, do të jetë një faktor i rëndësishëm në ndryshimin e situatës së sigurisë dhe do të na lejojë të përfundojmë pjesë e rëndësishme e objektivave të luftës: kthimi i banorëve në shtëpitë e tyre.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco