Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Boris Johnson në librin e tij: Mbretëresha Elizabeth vuante nga kanceri i kockave!

Boris Johnson në librin e tij: Mbretëresha Elizabeth vuante nga kanceri i kockave!

17:29, 30/09/2024
A+ Aa A-

Në një fragment nga libri i tij "Unleashed", i cili pritet të botohet në tetor, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar thotë se e dinte se për një vit apo edhe më shumë monarkja britanik kishte një formë të kancerit të kockave.

Mbretëresha Elizabeth e Britanisë vuante nga kanceri i kockave. Kështu ka pohuar ish-kryeministri britanik, Boris Johnson teksa ka kujtuar takimin e tij të fundit me mbretëreshën e ndjerë.

Në një fragment nga libri i tij "Unleashed", i cili pritet të botohet në tetor, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar thotë se e dinte se për një vit apo edhe më shumë monarkja britanik kishte një formë të kancerit të kockave.

Duke kujtuar takimin e tij të fundit me Mbretëreshën Elizabeth, Johnson komentoi se ajo dukej e zbehtë, e dëshpëruar dhe kishte mavijosje në duar dhe kyçe, ndoshta nga injeksionet. Pavarësisht gjetjeve të tij, ai theksoi se disponimi i mbretëreshës ishte "i palëkundur nga sëmundja e saj dhe në bisedat tona ajo ende kishte atë buzëqeshje të mrekullueshme me bukurinë e saj ngritëse".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco