Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Deputetët e PD në protestë për djegien e mandatit të Salianjit, i vënë flakën karrigeve...

Irani përdor pajisje ruse? Kremlini nuk e mohon

Irani përdor pajisje ruse? Kremlini nuk e mohon

14:24, 30/09/2024
A+ Aa A-

Kremlini, duke iu përgjigjur një pyetjeje për përdorimin e pajisjeve ruse të komunikimit nga Irani, pas shpërthimeve të pajisjeve të Hezbollahut, njoftoi se marrëdhëniet tregtare me Teheranin po forcohen.

Kremlini, duke komentuar një raport të Reuters se Garda Revolucionare e Iranit përdor kryesisht pajisje komunikimi të improvizuara ruse ose kineze, njoftoi të hënën se lidhjet tregtare të Moskës me Teheranin po fuqizohen.

Një zyrtar iranian i sigurisë i tha Reuters se Irani është i shqetësuar për infiltrimin e agjentëve izraelitë pas sulmeve vdekjeprurëse nga pajisjet shpërthyese të komunikimit të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut të Libanit në fillim të këtij muaji.

Një operacion në shkallë të gjerë për të inspektuar të gjitha pajisjet e komunikimit të përdorura nga Garda Revolucionare është duke u zhvilluar, shtoi zyrtari.

“Unë nuk e di se sa të besueshme janë këto burime,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për raportet e Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco