Ish agjenti i Mosad zbulon planin: Hezbollahu dhe Hamasi planifikonin të sulmonin bashkë Izraelin

Ish agjenti i Mosad zbulon planin: Hezbollahu dhe Hamasi planifikonin të sulmonin bashkë Izraelin

13:51, 30/09/2024
A+ Aa A-

Terroristët e Hezbollahut ishin gati të organizonin masakrën e 7 tetorit si një sulm i dyfishtë me Hamasin, ka zbuluar një ish-spiun.

Grupi i mbështetur nga Irani komplotuan për të sulmuar kufirin verior të Izraelit nga Libani në të njëjtën kohë që banditët e Hamasit u futën nga Gaza.

Por Hamasi i informoi krerët e Hezbollahut se kur do të sulmonin vetëm në orën e 11:00, sipas ish-zyrtarit të inteligjencës izraelite Avi Melamed.

Ai tha se krerët e Hamasit nga frika se mund të zbulohej plani i tyre zgjodhën që të njoftojnë Hezbollahun në momentet e fundit.

Image

“Me sa duket, ka pasur një lloj keqkomunikimi mes Hamasit dhe Hezbollahut. Hamasi me sa duket e njoftoi Hezbollahun për sulmin shumë pak para sulmit”, tha ai.

Në vijim ish-agjenti theksoi se Hamasi ishte i shqetësuar për rrjedhjet e mundshme të informacionit nga Hezbollahu tek shërbimet inteligjente izraelite.

“Në orët e para, me sa duket pas sulmit, kishte disa paqartësi. Hezbollahu nuk e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte. Gjatë atyre orëve kritike, Izraeli në fakt po rekrutonte të gjitha forcat e tij rezervë dhe po kalonte me shpejtësi në një situatë të gatishmërisë së lartë. Dhe me sa duket ato dy orë ishin kritike në vendimin apo faktin që në fund Hezbollahu nuk u bashkua”, tha ai.

Image

Ish-agjenti i Mossad-it, Avner Avraham shtoi “ata u përpoqën ta planifikonin atë së bashku, por ata [Hamasi] nuk donin t’i tregonin Hezbollahut më parë.”

Personat e armatosur të Hamasit e kapën Izraelin në befasi më 7 tetor me sulmin e befasishëm më shkatërrues në historinë e tij, teksa sulmuan përtej kufirit nga Gaza me motoçikleta dhe avionë.

Barbarët më pas shpalosën skena tmerri të paimagjinueshëm, duke masakruar mizorisht më shumë se 1200 civilë dhe ushtarë të IDF.

Të paktën 250 të tjerë u rrëmbyen dhe u tërhoqën zvarrë përtej kufirit për t’u mbajtur si pengje. Më shumë se 100 robër u liruan gjatë një armëpushimi jetëshkurtër nëntorin e kaluar – por tragjikisht dhjetëra të tjerë janë vrarë brutalisht.

Që nga ky muaj, më shumë se 90 pengje mbeten ende të pagjetur. Rreth një e treta dyshohet se kanë vdekur. Mizoria e tmerrshme e 7 tetorit shkaktoi hakmarrje nga Izraeli – me trupat që shkatërruan kryesisht Rripin e Gazës në një përpjekje për të çrrënjosur Hamasin dhe për të sjellë në shtëpi civilët e tij të bllokuar.

Dhe vetëm një ditë pas masakrës, Hezbollahu filloi të godasë Izraelin me raketa në shenjë solidariteti me aleatin e tij, Hamasin. Por ekspertët thonë se organizimi i një sulmi nga Hezbollahu të stilit të 7 tetorit është ende një “mundësi e fortë”.

Ish-oficeri i Mosadit, Avraham tha se kjo është arsyeja pse Izraeli duhet të krijojë një “luftë të kufizuar” për të larguar Hezbollahun nga kufiri i tij.

Avraham i tha The Sun Izraeli tashmë ka shkatërruar gjysmën e aftësisë së Hezbollahut – dhe mund të organizojë një pushtim tokësor për të përfunduar punën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco