Pezeshkian: Irani i gatshëm për të ofruar ndihmë për të lënduarit në Liban

Pezeshkian: Irani i gatshëm për të ofruar ndihmë për të lënduarit në Liban

20:49, 29/09/2024
A+ Aa A-

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka thënë se Ministria iraniane e Shëndetësisë dhe të gjitha agjencitë e ndihmës së vendit janë të përgatitura për të ofruar ndihmë për të lënduarit, në sulmet e fundit ajroreizraelite në Liban.

Presidenti i bëri komentet duke folur në një seancë të kabinetit të dielën, duke vënë në dukje se vrasja e liderit të Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah, vërtetoi edhe një herë se regjimi kriminal izraelit nuk është i përkushtuar ndaj asnjë rregulloreje ndërkombëtare.

Premtimet nga liderët e SHBA-së dhe evropianëve për një armëpushim në këmbim të refuzimit të Iranit për t'iu përgjigjur një atentati të 30 korrikut të liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran ishin të gjitha gënjeshtra, tha ai, duke shtuar se dhënia e mundësive për kriminelët e tillë do t'i inkurajojë ata të kryejnë më shumë krime.

Presidenti iranian theksoi se luftëtarët libanezë nuk duhet të lihen vetëm në këtë luftë, në mënyrë që ky regjim kriminal të sulmojë vendet e Boshtit të Rezistencës njëri pas tjetrit dhe të vriste gratë dhe fëmijët e pafajshëm.      

Ai gjithashtu paralajmëroi shtetet islamike që të mos qëndrojnë duarkryq përballë krimeve të këtij regjimi, të cilat sipas tij janë dëshmuar si shkaku kryesor i luftës, pasigurisë dhe vrasjeve në botë.

Duke theksuar se dhënia e përgjigjes ndaj këtyre krimeve është një domosdoshmëri, ai përmendi përvojat historike se lëvizjet e lirisë nuk do të shkatërrohen nga vrasja e liderit të tyre dhe dhjetëra të tjerë do t'i zëvendësojnë dhe do të mbajnë flamurin e antitiranisë./ IRNA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco