Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të parandaluar Iranin dhe partnerët dhe përfaqësuesit e mbështetur nga Irani, që të shfrytëzojnë situatën në Lindjen e Mesme ose të zgjerojnë konfliktin, tha Pentagoni në një deklaratë.
Austin, theksohet në deklaratë, e bëri të qartë se nëse Irani, partnerët ose përfaqësuesit e tij përdorin këtë moment për të synuar personelin ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur popullin tonë.© SYRI.net