Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS ME MODERATORE DORI DAKA

Izraeli nuk i ndal bombardimet, sulmet ajrore shkatërrojnë të tjera baza ushtarake të grupit Hezbollah

Izraeli nuk i ndal bombardimet, sulmet ajrore shkatërrojnë të tjera baza ushtarake të grupit Hezbollah

14:28, 29/09/2024
A+ Aa A-

Izreli po vazhdon sulmet intensive ndaj Libanit duke pretenduar se ka goditur objektivat terroriste të Hezbollahut, një ditë pasi grupi konfirmoi vdekjen e liderit, Hasan Nasrallah.

Ushtria izraelite tha këtë të dielë se ka vrarë një tjetër komandant të lartë të Hezbollahut dhe ka bombarduar dhjetëra objektiva terroriste, përfshirë raketa që synonin Izraelin, dhe strukutra të tjera ku mbaheshin armatime rezervë.

Autortietet libaneze raportuan gjithashtu për një tjetër sulm ajror mbi një ambjent banimi ku u vranë të paktën 11 persona.

Izraeli ka vrarë qindra njerëz e ka plagosur mijëra të tjerë brenda kesaj jave, në sulmet më të mëdha brenda një zone të banuar në territorin e Libanit.

Ndërkohë, vrasja e liderit të grupit, Nasrallah, e ka çuar rajonin në prag konfliktit gjithpërfshirës.

Të shtunën vonë Irani, u zotua se do të hakmerret për vrasjen e liderit që qëndronte në krye të Hezbollahut prej 32 vitesh, ndërsa presidenti Joe Biden tha se vrasja e Nasrallah vuri në vend një masë drejtësie për viktimat e tij të shumta.

Libani do të mbajë tre ditë zie zyrtare për Nasrallah nisur nga dita e hënë, sipas zyrës së kryeministrit të vendit, ndërsa Hezbollahu ende nuk ka shpallur datën e funeralit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco