Më shumë se 3.000 persona porosisin makinën e parë fluturuese, mësohet data e fillimit të prodhimit

Më shumë se 3.000 persona porosisin makinën e parë fluturuese, mësohet data e fillimit të prodhimit

11:01, 29/09/2024
A+ Aa A-

Kompania kaliforniane Alef Aeronautics ka njoftuar se së shpejti do të nisë prodhimin e veturës së parë fluturuese.

Alef prezantoi veturën fluturuese Alef Model A në fillim të këtij viti me interes të madh, dhe tani ata kanë njoftuar se kanë marrë më shumë se 3,200 porosi, që është shumë duke marrë parasysh që modeli kushton rreth 300,000 dollarë, transmeton Telegrafi.

PUCARA Aero dhe MYC me përvojë në prodhimin e pjesëve për Boeing dhe Airbus, nisën një sipërmarrje të përbashkët dhe nënshkruan një kontratë për prodhimin e pjesëve për Alef.

Njësitë e para të kësaj veture fluturuese duhet të prodhohen deri në fund të vitit të ardhshëm.

Kompania kaliforniane, e cila mbështetet edhe nga Space X, prezantoi Modelin A në fillim të këtij viti.

Bëhet fjalë për një veturë me dy ulëse që në modalitetin rrugor funksionon si një veturë elektrike e pajisur me katër motorë elektrikë.

Ka tetë helika në pjesën e poshtme, dhe në modalitetin e fluturimit kabina rrotullohet 90 gradë, kështu që pjesa e përparme dhe e pasme e automjetit shërbejnë si krah.

Sipas njoftimeve të prodhuesit, vetura duhet të përshkojë deri në 320 kilometra në rrugë dhe deri në 180 në ajër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco