Siriani me hanxhar i vë zjarrin dy ndërtesave dhe shkatëron dyqane, 31 të plagosur në Gjermani

Siriani me hanxhar i vë zjarrin dy ndërtesave dhe shkatëron dyqane, 31 të plagosur në Gjermani

10:59, 29/09/2024
A+ Aa A-

Të paktën 31 persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë, si pasojë e një sulmi që një 41-vjeçar sirian ndërmori në zonën e Ruhr (Gjermani), pasditen dhe mbrëmjen e së shtunës, njoftoi policia gjermane të dielën, duke treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Siriani i armatosur me një hanxhar shkaktoi dhunë e terror , ndërsa i vuri zjarrin një ndërtese banimi dhe me furgonin e tij sulmoi dyqanet.

Image

Situata bëri që ekipet zjarrfikëse dhe policia të kalonin në gadishmëri në zonën e Essen.

Image

Sipas departamentit të zjarrfikësve, tmerri filloi rreth orës 17:10 në Essen -Altenessen. Siç raportoi policia, siriani i vuri flakën një ndërtese banimi në Altenessener Strasse/këndi i Pielsticker Strasse.

Më pas ai shkoi me makinë drejt Zollvereinstrasse, ku i vuri zjarrin një tjetër shtëpie.

Gjithsej 31 persona u plagosën nga zjarret dhe sulmet e 41-vjeçarit.

Imazhet dramatike tregojnë përpjekjet e prindërve për të shpëtuar fëmijët nga flakët. Dy fëmijë të plagosur janë në rrezik për jetën!

Por burri me sa duket nuk ka mjaftuar. Ai u kthye në furgonin e tij dhe u nis për në Katernberger Strasse. Atje ai e futi furgonin brenda një dyqani perimesh.

Por edhe ky dyqan nuk ishte ndalesa e fundit!

Image

Shoferi shkoi në një dyqan tjetër në Katernberger Strasse. Këtë herë ai doli dhe nxori një hanxhar. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video në të cilat shihet autori duke kërcënuar me armë personat përreth .

Me sa duket kalimtarët e kanë mbajtur në distancë duke i hedhur sende.

Policia arriti të arrestonte sirianin vetëm pak metra larg dyqanit të perimeve. Ai kishte djegie në duar. Policia ende nuk ka komentuar mbi sfondin e krimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco