Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Takimi me Zelensky/ Trump zotohet t’i japë fund luftës në Ukrainë

Takimi me Zelensky/ Trump zotohet t’i japë fund luftës në Ukrainë

17:38, 27/09/2024
A+ Aa A-

Kandidati republikan për president, Donald Trump tha të premten se do të punojë me Ukrainën dhe Rusinë për t’i dhënë fund luftës, në komentet që ai bëri me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara takimit të tyre të planifikuar në Nju Jork.

Duke folur para gazetarëve, Zelensky tha se donte të diskutonte me Trump “planin e tij fitues” për Ukrainën.

Trump, sipas Reuters, vlerësoi Zelensky, por tha se ai gjithashtu kishte një marrëdhënie solide me presidentin rus Vladimir Putin.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe unë gjithashtu kam një marrëdhënie shumë të mirë, siç e dini, me Presidentin Putin,” tha Trump. Teksa shtoi duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, se nëse zgjidhet ai beson se do të jetë në gjendje të kontribuojë në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Takimi i Trump me Zelensky vjen pasi Trump kritikoi liderin ukrainas në gjurmët e fushatës dhe shprehu dyshime se, megjithëse një aleat i SHBA-së, ai mund të fitonte një luftë me Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco