Valë raketash të Hezbollahut ndaj Izraelit

Valë raketash të Hezbollahut ndaj Izraelit

13:12, 27/09/2024
A+ Aa A-

Banorët e Haifës në veri të Izraelit u zgjuan me një breshëri raketash të Hezbollahut në qiellin e qytetit të tyre këtë mëngjes.

Ushtria izraelite njoftoi se disa raketa u shkatërruan në ajër, ndërsa të tjera ranë në zona të hapura pranë qytetit pa shkaktuar dëme. Në total u numëruan 10 raketa të hedhura. Ndërsa autoritetet libaneze njoftuan se vetëm të Enjten, 92 persona humbën jetën nga bombardimet e ashpra izraelite kundër Hezbollahut.

Mes viktimave është edhe një komandant i lartë i grupit të armatosur pro-iranian. Numri i të vdekurve që prej të Hënës ka arritur në mbi 700. Ndërkaq, në zonat veriore të Izraelit ka nisur grumbullimi i rezervistëve të ushtrisë pasi shefi i shtabit të ushtrisë Herci Halevi la të hapur mundësinë për nisjen e një sulmi tokësor kundër Hezbollahut në Libanin e jugut.

Ndërkaq, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, përmes një deklarate për shtyp publikuar nga zyra e tij tha se ofensiva ushtarake do të vazhdojë, në kohën që flitet për armëpushimin e propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Bombardimet izraelite kanë bërë që çdo ditë e më shumë, libanezët të braktisin shtëpitë e tyre nga zonat e rrezikshme dhe të gjejnë strehë në Siri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco